‘Me ç’ti bëjmë këngët?’ Ylli Baka për pandeminë, projektet dhe emigracionin: Nuk ka qenë e lehtë!

schedule18:19 - 19 Maj, 2021

schedule 18:19 - 19 Maj, 2021

“Detet blu” është kënga e fundit e bërë nga Ylli Baka. Ai në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi tha se kënga ishte punuar që në janar, por situata e vështirë e Covid 19 ka bërë që të shtyhej në kohë për ta publikuar.

“Kjo këngë ka afërsisht 7-8 muaj që pret aty. Në momentin që situate nuk është e mirë, nuk mund të dëgjojmë, ndaj pritëm të vij pranvera. Dhe situate që kaloi me njerëz të sëmurë, me njerëz që janë ndarë nga jeta, me njerëz që kanë ikur nga jeta, me miq e me shokë tanë nuk ishte mirë që ne të nxirrnim këngë”.

Artistët tentuan disa herë që të protestonin për situatën gjatë poandemisë, ndaj Ermali e pyet nëse duhet të ishte bërë më shumë. Ç’do bënte ai përveç këndimit teksa ende koncertet nuk lejohen?

“ Po normale. Neve që ushqehemi me zë me çfarë do t’i bëjmë klipet. Unë punë tjetër nuk bëj o të keqen. Nëse nuk këndoj? Do qeshja, ndoshta do provoja kuzhinën, do gatuaja.”.

Ai tha se ka xhiruar edhe 3 klipe të tjera, ndërkohë që në studio me Ermalin komentuan një videobackstage që i kushtohet fshatit të Mashkullorës, ndërsa në verë pritet edhe albumi i tij.

Këngët e Yllit janë shumë të ndjera duke iu dedikuar atdheut dhe kurbetit.

“Unë isha me fat që i këndova vendlindjes, që i këndova malit të shenjtë, historisë dhe atdheut”.

Ermali e pyet nëse ka qenë e vështirë për të emigracioni, teksa shton:

“Po normale, sidomos vitet që kaluam ne. Deri në 2007-2008 ku u liruan pak gjërat. Nuk ka qenë aq i thjeshtë emigrimi sidomos në Greqi”.

A është ‘luftuar’ nga kolegët? Si janë raportet e vërteta me ta? Si i duken tekstet e sotme dhe debati për klikimet? Merrni përgjigjet në videot e vendosura në kanalin tonë në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!