Me çfarë parash do të mbahen Primaret kur “financat” i ka grupi Alibeaj? Vokshi: Shpenzimet janë minimale

schedule13:31 - 2 Nëntor, 2022

schedule 13:31 - 2 Nëntor, 2022

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i Partisë Demokratike është duke mbajtur një konferencë me gazetarët lidhur me procesin e primareve nga të cilat do të dalin edhe kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore.

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi është pyetur nga gazetarët se me çfarë parash janë duke u zhvilluar primaret duke qenë se “financat” aktualisht janë në dorë të grupimit të Alibeajt?

Vokshi u shpreh se shpenzimet për këtë proces janë minimale dhe se i kanë marrë përsipër vetë degët.

 “Ne kemi kaluar që në datë 11 dhjetor, disa primare për çdo degë. Nuk janë financa të konsiderueshme, bëhen në seli të PD-së. Çdo anëtar është i ftuar në qendra…Në informacion që unë kam, historinë e zgjedhjeve në katër vite të fundit, shpenzimi është minimal dhe degët e kanë marrë përsipër. Nuk ka financa të konsiderueshme nga ana e PD.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!