“Fajin e keni të dy njësoj”, Apeli në Greqi lë në burg përjetë shqiptarin dhe grekun që përdhunuan e vranë dhe studenten

schedule09:07 - 20 Maj, 2022

schedule 09:07 - 20 Maj, 2022

GREQI – Gjykata e Apelit në Greqi, ka marrë vendimin për të mos pranuar kërkesën për lehtësim të dënimit për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi.

Krimi i rëndë ndodhi në ishullin Rodos të Greqisë në nëntor të vitit 2018. Eleni Topaloudi u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit.

Dosja që tashmë është gjykuar sërish në Apel dhe  ka pasur si të pandehur 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras dhe shqiptarin Aleksandër Luca 20 vjeç.

Gjatë hetimit janë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të rinjtë kanë dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare. Në dosje janë edhe komunikime të shqiptarit dhe shokut të tij grek që kanë biseduar me studenten para se ajo të vritej.

Po kështu, kamerat e sigurisë në rrugë kanë filmuar edhe momentin kur shqiptari shfaqet në makinë me studenten.

Megjithatë, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras fillimisht akuzonin njëri-tjetrin për vrasjen e studentes, edhe pse pranojnë se kanë qenë bashkë me të mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Trupi i Eleni Topaloudit u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata e kishin lidhur nga këmbët dhe trupin e kishin hedhur në det. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga mbytja. Që do të thotë se studentja ka qenë gjallë në momentin kur e hodhën në det, edhe pse kishte pësuar dëmtime të rënda për shkak të dhunimeve./abcnews.al/