Me barkun e rrumbullakosur, Eliona Pitarka bën urimin e veçantë për fundvit

schedule16:38 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 16:38 - 30 Dhjetor, 2020

Edhe pse ky vit ka qenë mjaft i vështirë, Eliona Pitarka ka një arsye për të qenë e lumtur. Aktorja e njohur po shijon këtë periudhë të ëmbël pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë. Pitarka konfirmoi se po zgjeron familjen e saj përmes një reagimi në rrjete sociale.

Teksa një ndjekës e pyeti Elionën nëse po synon të krijojë familje apo ende do ka si qëllim karrierën, ajo u përgjigj: “E kush tha që nuk mund t’i bësh të dyja paralelisht, sepse unë po i bëj të dyja.”, tha ajo duke konfirmuar kështu thashethemet se është në pritje të ëmbël.

Ndërkohë, së fundmi aktorja ka uruar Vitin e Ri me një foto mjaft të ëmbël ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Gëzuar festat nga unë dhe ?? ❤️. Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati.”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!