Këtë javë, Kina ka nisur shtrëngimin e masave anti-Covid me qëllim që të sigurohet që të moshuarit janë të mbrojtur në muajt e dimrit.
Edhe pse rreziku i Covid-19 është i ulët në këtë vend, dhe në 24 orët e fundit nuk ka raste simptomatike të raportuara, është rritur shqetësimi që të moshuarit mund të mbeten të pambrojtur.
Aktualishit në Kinë janë të vendosur sisteme strikte që kërkojnë skanimin e një kodi digjital shëndeti që është i lidhur me të dhënat mjekësore.
Ky lloj skanimi kërkohet përpara futjes në një ndërtesë apo në transportin publik.
Më herët gjatë kësaj jave, Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit tha se po hartonte një plan dy-vjeçar që dot të sigurojë që të moshuarit të mos mbeten të pambrojtur ndërsa vendi vijon të promovojë teknologji të tilla. s.b/abcnews.al/