Mbyllja e Turqisë prej COVID-19, finalja e Champions League drejt Anglisë

schedule15:08 - 6 Maj, 2021

schedule 15:08 - 6 Maj, 2021

Finalja e Champions League, mes Manchester City dhe Chelsea, është programuar prej kohësh që të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 29 maj prej orës 21:00.

Për shkak të mbylljes së Turqisë prej shtimit të numrit të rasteve me COVID-19, finalja e Champions League mund të luhet në Angli. Zërat e parë kanë nisur të qarkullojnë dhe ka lëvizje konkrete.

Aston Villa i ka ofruar UEFA-s dhe Federatës Angleze të Futbollit, që Manchester City-Chelsea të zhvillohet në “Villa Park”. Sigurisht duhet pritur për një vendim.

UEFA do donte që ndeshja të luhej me tifozë dhe gjatë kësaj periudhe do të duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritete turke, në lidhje me masat anti-covid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!