Mbyllet tregu i “orizit” ne Vlore, tregtaret ne proteste, AKU: Nuk respektonin masat

schedule12:37 - 15 Prill, 2020

schedule 12:37 - 15 Prill, 2020

Një prej tre tregjeve të Vlorës që banorët e zonës e njohin me emrin tregu i Orizit, ku këtë të mërkurë është vendosur nga strukturat shtetërore mbyllja e tij.

Për këtë arsye tregtarët kanë protestuar para Bashkisë së Vlorës dhe pretendojnë se ky është një vendim i padrejtë dhe pas këtij vendimi do të mbeten pa të ardhura.

I zbatojmë të gjithë masat mbrojtëse me maska me distancim, dhe na vijnë na thonë se është mbyllur tregu ne ku do të ushqehemi”, shprehet tregtari.

Ata thonë se për shkak të një tregtari që nuk zbaton rregullat u penalizuan të gjithë.

“Dikush ka shkelur rregullin dhe është kapur, por nuk mund të bëhen përgjithësime për një person, atij vetëm ti mbyllet puna”, ka thënë tregtari.

Po kreu i AKU-së të Vorës, Syrja Binaj jep një tjetër arsyetim. Ai sqaron se këta tregtarë nuk zbatonin rregullat në këtë situatë pandemie dhe janë paralajmëruar disa herë.

Ky treg ka patur njëkohësish qarkullimin e makinave hapësira të kufizuara dhe dyndje qytetarësh duke na bërë që të hapim ccdo ditë me problematika të tillë. Ccdo ditë ju kemi dhënë këshillat e duhura qytetarëve dhe tregtarëve duke qenë se nuk arritëm një ndërgjegjësim të tyre vendosëm që ky treg i fruta preimeve të mbyllet”, është shprehur Binaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!