Mbyllet takimi ndërparlamentar mbi integrimin e rajonit në BE

schedule19:16 - 21 Nëntor, 2017

schedule 19:16 - 21 Nëntor, 2017

Në mbyllje të takimit ndërparlamentar mbi integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Europian, Drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin në Komisionin Europian, Danielson, ka kërkuar prej vendeve aspirante ku bën pjesë dhe Shqipëria të zbatojnë reformat para publikimit të progress-raportit.

«Intensifikim të zbatimit të reformave të integrimit para publikimit të paketës së raporteve të progresit për secilin vend të rajonit në prill të 2018». Kjo është ajo që ka kërkuar drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin në Komisionin Europian, Christian Danielsson në mbyllje të takimit ndërparlamentar mbi integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Çdo delegacion parlamentar nga Ballkani artikuloi shkurtimisht çështjet kryesore të integrimit. Në emër të delegacionit shqiptar, Taulant Balla vuri theksin te shpresa e mbështetjes së Komisionit dhe Parlamentit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që Evis Kushi nuk harroi pa theksuar edhe përfaqësimin e të gjithë spektrit politik në tryezën e nivelit të lartë:

Taulant Balla: “Shpresojmë që do kemi mbështetjen tuaj në pranverën e ardhshme për të ngjitur shkallën tjetër të integrimit, që do na hapë dyert për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE”.

Por deputetë të opozitës shqiptare, si Petrit Vasili kanë shprehur qartë, se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë gjuhën e rrumbullakosur të deritanishme dhe të jetë më e drejpërdrejtë për problematikat që kanë prishur ekilibrat shoqërorë dhe politikë në Shqipëri, për të evituar që problemet në Shqipëri të vegjetojnë.
Takimi ndërparlamentar midis Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian do të zhvillohet në 12 dhe 13 shkurt 2018, para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë në prill 2018./abcnews.al

 

https://youtu.be/Es17JdCKoCo

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!