Në verë ish-presidenti Bartomeu vendosi Ronald Koemn në krye të skuadrës dhe i dha një kontratë për dy vite, deri në fund të sezonit të ardhshëm. Por me ardhjen e Laportas në krye të klubit është vënë në diskutim qëndrimi i Koeman në krye të skuadrës deri në fund të kontratës.
Nga ajo që raportohet nga Spanja, e ardhmja e Koeman është zgjidhur. Mësohet se presidenti Laporta, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të klubit, kanë takuar trajnerin dhe i kanë shprehur besimin e plotë në aftësitë e tij dhe kanë dhënë garancinë se holandezi do të jetë te Barça edhe në sezonin e ardhshëm.
Mësohet të jetë biseduar edhe për merkaton, me Koeman, që kërkon lojtarë si Ëijnaldum, Depay dhe Garcia dhe klubi ka shprehur dëshirën për t’i afruar këta lojtarë. Në këtë mënyrë Koeman zgjidh edhe dilemat e tij me të ardhmen, shqetësim që e kishte treguar qartë në daljet e tij në media. /abcnews.al