Mbyllet seanca e kuvendit, vëmendja e të gjithëve në terren për situatën me reshjet e shiut

schedule20:45 - 30 Nëntor, 2017

schedule 20:45 - 30 Nëntor, 2017

Eshtë mbyllur rreth orës 20:00, seanca e kuvendit, ku po diskutohej buxheti dhe projektligjet e paketës fiskale.
Situata e vështirë e krijuar me reshjet në vend ka bashkuar pozitën e opozitën në qëndrimin se vëmendja e të gjithëve duhet të jetë në menaxhimin e problematikave të krijuara nga reshjet e shiut.
Gjatë miratimit të kalendarit 3 javor të punimeve të kuvendit, kryeministri u tërhoq nga vendimi për shkarkimin e kreut të KQZ dhe e ka ftuar opozitën për dialog.
Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar se seanca e ardhshme do jetë 4 dhjetor, në të cilën do diskutohet e votohet rezoluta mbi dhunën në familje.
Deputetët socialistë kanë qëndruar në sallë për një mbledhje grupi, gjatë së cilës mësohet se kryeministri Rama, u ka kërkuar të shpërndahen në terren për të ndjekur nga afër situatën.
/abcnews.al