Mbyllet pjesa e parë mes Kukësit dhe Partizanit, flasin Musolli e Trashi

schedule19:49 - 26 Janar, 2020

schedule 19:49 - 26 Janar, 2020

Pak çaste më parë, u mbyll pjesa e parë mes Kukësit dhe Partizanit, me rezultatin e bardhë 0-0. Gjatë momentit kur futbollistët po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes, Besar Musolli dhe Lorenc Trashi folën për mikrofonin e Supersport.

Musolli – “Mendoj se deri më tani, kemi bërë mjaft mirë, kemi bërë një mbajtje topi të mirë. Duhet të jemi më të qartë para porte, kjo gjë na mungoi deri më tani.

Trashi – “Po, normalisht është një rol që e kam bërë dhe më përpara. Ma kërkoi trajneri dhe jam i gatshëm të luaj edhe në mesfushë. Kam përshtypjen se duhet të bëjmë presing më lart ndaj Kukësit dhe kam besim se mund të fitojmë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!