VATIKAN– Ka përfunduar fluksi i njerëzve në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe para trupit të Atit të Shenjtë, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 88-vjeçare.
Arkmorti me trupin e pajetë të Papa Françeskut qëndroi i ekspozuar për tre ditë, nga mëngjesi i së mërkurës deri në mbrëmjen e së premtes.
Në varrim do të marrin pjesë 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota.
Papa Françeskudo të varroset në Romë të shtunën, pesë ditë pas vdekjes së tij. Vetë Papa ka zgjedhur vendin e tij të fundit të prehjes në Romë.
Një meshë mortore do të mbahet në orën dhjetë në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të shtunën, e kryesuar nga Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinalëve./abcnews.al