Mbyllen të gjithë pikat kufitare me Greqinë e Maqedoninë e Veriut, si do qarkullohet

schedule14:31 - 15 Mars, 2020

schedule 14:31 - 15 Mars, 2020

Policia kufitare ka njoftuar se duke vijuar nga ora 13:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë person të hyjë në Greqi ndërkohë që është njoftuar se do mbyllet edhe pika kufitare e Kapshticës deri në një urdhër të dytë, në këto pika do të lejohen të qarkullojnë vetëm kamionët.

Ndërkohë po ashtu njoftohet se edhe pikat kufitare me Maqedoninë nga toka dhe ajri janë të mbyllura deri në një njoftim të dytë përveç pikës kufitare të Qafë Thanës ku vijon lëvizja normalisht.

Njoftimi i Policisë:

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët se në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht në Kakavijë dhe Qafë Botë, për arsye të parandalimit të COVID-19, duke filluar prej orës 13:00, nuk do të lejohet të hyjë për në Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre që kanë leje qëndrimi të përhershme në Greqi. Ndërsa pika kufitare e Kapshticës do vijojë e hapur deri në një urdhër të dytë. Në pikat e kalimit me Greqinë do lejohen vetëm kamionët.

Gjithashtu, Policia Kufitare bën me dije se edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti, si dhe aeroporti i Ohrit janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla, autobusëve dhe udhëtarëve, ndërsa Qafë Thana vijon lëvizja normalisht.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!