Mbyllen qepenat, tregtarët protestë kundër TVSH

schedule10:56 - 5 Prill, 2018

schedule 10:56 - 5 Prill, 2018

Edhe biznesi i vogël protestoi sot, duke ulur qepenat për 2 orë, për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-s.

Kohën kur protestuesin bllokuan rrugët kryesore, tregtarët e Pazarit të Korçës ulen qepenat. Ata pezulluan aktivitetin për dy orë dhe kërkuan rishikimin e vlerës së TVSH.
Tregtarët duan përgjysmim të vlerës së TVSH, deri në 1milion lek, pasi fuqia blerëse e konsumatorëve është e ulët.
Të njëjtën gjë bënë edhe tregtarët në Fier. TVSH për produktet e shportës të shkoje 6%, ndryshe do përshkallëzojnë protestat, kërcënuan ata.
Nga 1 Prilli nisi detyrimi i biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë per deklarimin e TVSH. Ky fakt ka shkaktuar kaos tek biznesi i vogël, i cili nuk i ka njohuritë e duhura për këtë politikë të re fiskale. Mbyllje të aktivitetit tregtar për dy orë pati edhe në qytete të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!