Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të cilat po luhen në “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena”.
Në Shkodër, pjesa e parë mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1, ku vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të me atë në Aralicës. Shiko Golin e Aralicës
Një pjesë e parë e luftuar mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, ku bardheblutë godasin traversën me anë të Hotit.
VAR do t’i vinte në ndihmë shkodranëve në minutën e 35-të me Jorgjin që akordon penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Gjumsi. Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por gabon përballë Bekajt.
“Kur nuk shënon do pësosh” dhe për Vllazninë kështu ndodhi, në minutën e 42-të Marsel Ismajlgeci gjeti dhe golin e barazimit, pas një skeme perfekte të luajtur nga kryeqytetasit e Shehit. Shiko golin e Ismajlgecit
Në këtë mënyrë skuadrat shkojnë në dhomën e zhveshjes në barazim, me spektaklin që prite të dhurojë pjesa e dytë.
Ndërsa në “Elbasan Arena”, Egnatia kryeson ndaj Partizanit me golin e shënuar nga Shyti në minutën e 24-të.
Demat e Mehmetit bëjnë ligjin përballë rrogozhinasve, por pa mundur të gjejnë edhe golin e barazimit, ndërsa i afrohen me Malën dhe Bitrin në disa raste. /f.a/abcnews.al