Mbreti Karl: Samiti i COP28, një pikë kthese në luftën kundër ndryshimeve klimatike

schedule10:12 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 10:12 - 1 Dhjetor, 2023

Mbreti Karl u ka kërkuar liderëve botërorë që janë mbledhur në Dubai që ta bëjnë samitin e klimës COP28 një “pikë kthese” në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Nevojiten masa të vërteta për të trajtuar krizën klimatike dhe për t’i larguar njerëzit dhe kombet nga praktikat që e bëjnë botën tonë më të rrezikshme,” u tha ai udhëheqësve globalë.

Ai tha se shpresa e botës varet nga vendimet gjatë samitit, të cilin ai e përshkroi si një mundësi për të reduktuar rrezikun me të cilin po përballet globi nga ndryshimet klimatike.

“Kam kaluar një pjesë të madhe të jetës sime duke u përpjekur të paralajmëroj për kërcënimet ekzistenciale me të cilat po përballemi për shkak të ngrohjes globale, ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiversitetit,” tha ai.

“Janë bërë disa përparime të rëndësishme, por më shqetëson shumë fakti që ne jemi kaq larg arritjes së një qëllimi.”

Ai u bëri thirrje kombeve që bashkëpunojnë për të mbrojtur planetin duke shtuar: “Toka nuk na përket neve, ne i përkasim Tokës”.

Monarku dhe kryeministri Rishi Sunak po përfaqësojnë Mbretërinë e Bashkuar në samitin e madh të klimës.

/abcnews.al