“Mbreti i natës”, Dren Abazi mirëpritet në amfiteatrin e Tiranës

schedule18:35 - 28 Shtator, 2018

schedule 18:35 - 28 Shtator, 2018

Kantautori kosovar Dren Abazi i ofroi një koncert të veçantë kryeqytetit. Spektatorë të shumtë shijuan hitet e këngëve të tij të 10 viteve në koncertin “Mbreti i natës”.

E kishte pagëzuar me emrin “ Mbreti i natës” koncertin e tij Dren Abazi dhe “Zig Zag orchestra”, por në fakt ai para publikut  u shfaq i veshur me kostum të bardhë dhe kitare të kuqe.

Ai nuk e fsheh emocionin teksa sheh amfiteatrin tek kodrat e liqenit të mbushur plot me spektatorë të grupmoshave të ndryshme.

Mëpas ai performoi hitet e dy albumeve “Mes yjesh” dhe “After party”. Publiku u argëtua nën tingujt e këngëve të Dren Abazit për afro 90 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!