Mbretëria e Bashkuar: Rusia vazhdon të përdorë sulmet ajrore në zonat urbane

schedule09:05 - 26 Mars, 2022

schedule 09:05 - 26 Mars, 2022

Në përditësimin e saj të fundit, ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka të ngjarë që Rusia të vazhdojë të përdorë “fuqinë e saj të madhe të zjarrit” në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të tjera civile.

Forcat dukej se po tregohen hezituese për t’u përfshirë në operacione të këmbësorisë urbane në shkallë të gjerë, në vend që preferonin të mbështeteshin në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerie në një përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse, tha përditësimi.

Deklarata shtoi se forcat ruse po vazhdojnë të rrethojnë një numër qytetesh kryesore të Ukrainës, duke përfshirë Kharkivin, Chernihiv dhe Mariupolin. /abcnews.al