Socialistët kanë nisur përgatitjet dhe organizimin e brendshëm të partisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku synojnë mandatin e katërt qeverisës si dhe përmbushjen e objektivit prej 84 deputësh.
Kryesocialisti Edi Rama kërkoi më shumë angazhim nga të tijët me strukturat në tërren teksa fokus të vecantë në mbledhjen e kësaj të hëne të kryesisë, kishte vota e emigrantëve.
Të 12-të drejtuesit politik të qarqeve kanë 2-3 javë kohë për të identifikuar të gjithë emigrantët në zonat e tyre elektorale, pjesë të listave të PS, të cilët ne keto zgjedhje do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës.
Në mbledhjen që zgjati afro dy orë, kryesia zyrtarizoi edhe Blendi Klosin, si drejtuesin politik të Dibrës, pas largimit të Blendi Gonxhes, i cili do të angazhohet në qarkun e Tiranës.
Ndërkohë, një tjetër qark që është përforcuar është ai i Vlorës, pasi ministri i mbrojtjes Pirro Vëngu, do të mbështesë Bledi Cucin në qytetin bregdetar, i cilësuar edhe si bastion i së majtës.
Përvec kryesisë, Rama zhvilloi takime më të ngushta me Taulant Ballën, Erjon Veliaj, Blendi Klosin dhe Ervin Hoxhën, të cilët e lanë selinë më vonë se pjesa tjëtër.
Ndërsa i fundit që u largua ishte vetë Rama, i cili zgjodhi të mos fliste për gazetarët, por të kishte vetëm një batutë./abcnews.al