Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore

schedule18:04 - 7 Maj, 2019

schedule 18:04 - 7 Maj, 2019

Në mbledhjen e parë të komisionit të reformës zgjedhore, të rindërtuar me anëtarët e opozitës së re parlamentare, anëtarët votuan miratimin e kalendarit të punës dhe ekspertët që do t’i ndihmojnë. Deputetët e rinj kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Rekomandimet e OSBE-së dhe propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të adresohen njëkohësisht nga komisioni i reformës elektorale. Arritja në një draft të gjithë pranuar duket se do të kalojë përmes atij të punuar nga mandate paraardhës i këtij komisioni i drejtuar nga z. Blendi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi por u depozitua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Për t’u njohur me këtë draft, anëtarët që nuk ishin pjesë e komisionit në mandatin e mëparshëm, do të kenë një muaj kohë që të njihen me këtë draft”.

Vullnetin politik të qeverisë, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri e njoftoi përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave që do të miratojë.

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari theksin e vuri tek kushti që kjo opozitë i vuri mazhorancës për pjesmarrjen e saj, diskutimin për sistemin zgjedhor.

Për këtë të fundit, kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Berndt Borchardt deklaroi se misioni që drejton nuk mund të sjellë propozime, por një këshillë e ka.

Në përfundim komisioni miratoi kalendarin, pa afate kohore për përfundimin e çështjeve që janë për t’u adresuar, afate të cilat do të përcaktohen në mbledhjen e radhës, si dhe ekspertët përkatës. Dritan Cakaj për socialistët dhe një ekspert britanik për demokratët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!