Mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë

schedule11:45 - 27 Qershor, 2021

schedule 11:45 - 27 Qershor, 2021

Në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë është duke u mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste. Tashmë pritet edhe mbërritja e kryeministrit Edi Rama. Një zotëri që, thotë se është anëtar i PS që në ’91, u shpreh për mediat se nuk mund të futet në Asamble pasi është përpiluar një listë e re në të cilën ai nuk e ka emrin.

Sa i përket “çarjes” aktuale mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, ai u bëri thirrje që ta gjejnë dialogun me njëri-tjetrin dhe “luftën” ta bëjnë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Zotëria këtu edhe unë jemi themelues të Partisë Socialiste. I kanë bërë listat si duan vetë ata edhe po i bëjnë njerëzit të pakënaqur.  Nuk e marr vesh se çfarë planesh bëjne. U bëjmë thirrje që të gjejnë dialogun me njëri-tjetrin, luftën ta bëjnë me Saliun që shkatërroi dhe masakroi Shqipërinë.  Kam qenë anëtar i Asamblesë, nuk futem dot sepse kanë bërë një listë, unë s’jam. Se paskan bërë një listë të re.  Kam që në 1991 që jam anëtar i PS…Këto nuk merren me problemet e lagjes, që është 2021 dhe akoma s’ka ujë, po merren me bërryla me njëri-tjetrin.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!