Mediat kosovare raportojnë se ende nuk ka asnjë informacion të konfirmuar zyrtarisht për mënyrën sesi u larguan nga Kosova gjashtë shtetasit turq të cilët u arrestuan ditë më parë nga Policia e Kosovës. Familjarët kanë dyshime të forta se ata ndodhen akoma në territorin e Kosovës dhe nuk janë deportuar në Turqi. Për këtë arsye kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbledhjen e këshullit të sigurisë ku do të diskutohet ndër të tjera për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes kryeministri do të mbajë konferencë për shtyp rreth orës 11:30. Haradinaj pas zhvillimeve të fundit në vend kërkoi pushimin e menjëhershëm nga puna të shefit të AKI-së, Driton Gashit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me arsyetimin se urdhëruan arrestimin e gjashtë shtetasve truq./abcnews.al
Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë në kosove pas arrestimit të turqve
schedule11:16 - 31 Mars, 2018
schedule 11:16 - 31 Mars, 2018