Mbledhje fondesh për Shqipërinë, De Biasi mesazh italianëve

schedule08:55 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 08:55 - 4 Dhjetor, 2019

Gianni De Biasi është i lidhur ngushtë me Shqipërinë. Ka marrë dhe ka dhënë shumë nga ky vend. Italiani e ka futur emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar, si i pari që i çoi kuqezinjtë në një kompeticion madhor si “Euro 2016”.

Në nëntor ishte në stadium për ta parë Shqipërinë në “Air Albania Stadium”, kurse së fundmi është solidarizuar me shqiptarët që u prekën nga tërmeti.

Solidariteti i tij nuk ka mbetur te fjalët dhe postimet në rrjetet sociale, pasi bën thirrje që të ketë një pjesëmarrje të madhe në aktivitetin e organizuar nga “Bici E Solidarieta’ Carovigno”, që ka si qëllim mbledhjen e ndihmave dhe fondeve që do të shkojnë për Shqipërinë, në këtë moment të vështirë. /abcnews.al