Pas konfirmimit të dy të prekurve me virusin Covid -19. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ku morën masa shtrenguese për parandalimin e përhapjes së virusit.
Kreu i qeverisë së Kosovës komunikoi ndalimin e hyrje-daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Vitisë. Ndërprerje e menjëhershme transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar. Mbyllja e kufijve tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, por jo për shtetasit kosovarë.
Nga data 16 mars 2020, në ora 24 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të fluturimit në ANP, përveç fluturimeve ushtarake dhe për nevoja mjekësore, përjashtim bëjnë fluturimet në ardhje, por pa pasagjer (vetëm për të marrë udhëtar). Gjithashtu edhe Kosova mbyll kafenete, baret, pabet , restorantet qendrat tregtare dhe aktiviteve kulturore dhe sportive.
Reduktohet stafet për admistratën, përveç sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë. Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia. Nga ana tjetër kryeministri Kurti i bën thirrje të qytetarëve që të shmangin ambjentet e mbipopulluara./abcnews.al


