Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia shqiptare drejt BE/ Musabelliu: Kualifikimi i punëtorëve të jetë forcë e parë. Ja cilët janë sektorët kyç

schedule20:18 - 24 Prill, 2026

schedule 20:18 - 24 Prill, 2026

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, deklaroi në emisionin “Sheshi i Dollarit” se tregu europian përfaqëson një nga hapësirat më të mëdha për konsum dhe zhvillim për bizneset shqiptare.

Ai theksoi se, sipas strategjisë S3 të hartuar me Komisioni Europian, sektorët kyç për zhvillim janë energjia e rinovueshme, turizmi i qëndrueshëm, digjitalizimi, metalet e çmuara dhe bujqësia organike.

Musabelliu nënvizoi se rritja e kapaciteteve dhe kualifikimi i forcës punëtore mbeten thelbësore për ta bërë biznesin shqiptar konkurrues.



“Tregu europian është një ndër tregjet më të mëdha në botë për konsum dhe volum. Shumë mundësi tek ne nuk janë për shkak të madhësisë së tregut. Duhet të nisim të mendojmë përtej kufijve tanë, sepse tregu europian është një i vetëm kur je në BE; e vetmja që ndryshon është kostoja e transportit.

Sa i përket degëve të ekonomisë që do zhvillohen, ka një kuadër të miratuar tashmë. Sipas strategjisë S3 të hartuar në bashkëpunim me Komisionin Europian, janë disa sektorë kyç: energjia e rinovueshme, metalet e çmuara, turizmi i qëndrueshëm, sektorë të digjitalizimit dhe bujqësia organike.

Punuan ngushtë shumë aktorë dhe këto ishin sektorët më strategjikë. Biznesi duhet të mendojë rritjen në forcën punëtore; një punonjës i trajnuar prodhon më shumë sesa një punonjës i patrajnuar. Nëse biznesi shqiptar do të jetë konkurrues, rritja e kapacitetit dhe kualifikimi i punonjësit duhet të jenë forcë e parë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!