Mbledhja e qeverisë në Shëngjin/ Çupi: Ka disa simbolika. Dëshmon se kryeministri s’ka nevojë për opozitën

schedule20:27 - 9 Janar, 2024

schedule 20:27 - 9 Janar, 2024

Prej paradites së të martës, vijon mbledhja e qeverisë dhe strukturave të tjera të maxhorancës në Shëngjin të Lezhës. Fokusi në këtë takim, që pritet të vijojë edhe të mërkurën, ka qenë analiza e thelluar e punëve dhe arritjeve të të gjitha ministrive ndërsa shpaloset edhe vizioni për vitin 2024.

Duke folur për këtë temë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Artur Zheji theksoi se kryeministri ka ditur të pikturojë qeverinë, duke iu referuar edhe ndryshimeve të bëra së fundmi, me shtimin e ministrisë së re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nën drejtimin Blendi Gonxhes.

Për analistin Frrok Çupi, ky takim në Shëngjin tregon një sërë simbolikash. Mes të tjerash, Çupi shtoi se kryeministri Rama ka treguar me këtë takim se nuk ka nevojë për opozitën.

“Ka simbolika në këtë takim. Gjithnjë Rama bazohet mbi simbolika por në Shëngjin janë disa simbolika. Rana e Hedhun është një simbolikë më vete. Simbolika e lidhjeve me Italinë, e turizmit, e kampit të refugjatëve pastaj edhe një tjetër, që është një lloj sfide që Rama zakonisht s’i merr parasysh, sfida e veriut që ka plot njerëz që thonë se me veriun Rama nuk merret. PD e Berishës ka pasur përbërje veriore dhe ka luajtur me këtë kartë për të ngjallur një lloj fryme me militantët e vet, por ajo që konstatoj është se Rama peshat e punës dhe akteve i ka përtej simbolikave. Një kryeministër i suksesshëm, i cili edhe kur nuk ndjen siguri maksimale lë për të kuptuar se sigurinë e ka të padiskutueshme dhe si ka shumë fjalë që Rama ka nevojë për Berishën që të përçajë PD, po dëshmohet me këtë sot, se kryeministri s’ka nevojë për opozitën ndërsa opozita po vërtitet rreth shtëpisë së kryeministrit nëse tepron ndonjë gjë nga darka.”, tha analisti Çupi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!