Të hënën e ardhshme Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së nuk do të diskutojë vendosjen e një embargoje të mundshme ndaj naftës ruse.
Lajmin e bën të ditur La Republica, duke cituar burime nga BE.
“Ne sapo kemi përfunduar paketën e pestë të sanksioneve, e cila shtoi masa ekonomike dhe individuale ndaj Rusisë. Por nafta kërkon unanimitet midis vendeve anëtare dhe Evropa varet nga energjia ruse, kështu që kjo është një çështje e ndërlikuar nga pikëpamja teknike dhe politike,”, raportohet të ketë thënë një një zyrtar i BE-së. /abcnews.al/


