Avokati Edmond Petraj analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjet se zgjeruar të grupit parlamentar të PS, duke thënë se sa i përket elementëve teknikë, kryeministri ‘vendosi dorën direkt në plagë’.
Gjithashtu gjatë intervistës në “Breaking News”, avokati Petraj tha se fillimisht kryeministri Rama përpara se të rregullojë Kodin Penal duhet të rregullojë Kodin e Procedurës Penale.
“Rama sidomos në pozicionin e Ministrit të Jashtëm ka gabuar disa herë. Rama sot me fjalimin që bëri, Rama sot ka vënë gishtin në plagë sa i përket të gjitha problematikave sa i përket drejtësisë. Në elementët teknikë Rama sot ka vënë dorën direkt në plagë. Por duhet thënë se Rama para se të rregullojë Kodin Penal duhet të rregullojë Kodin e Procedurës Penale.”, tha ai.
/abcnews.al/


