Mbi një shekull Vllazni, klubi i parë shqiptar feston 105 vjetorin e krijmit

schedule18:16 - 13 Shkurt, 2024

schedule 18:16 - 13 Shkurt, 2024

105 vjet, Vllazni! Kjo e martë, mund të thuhet se është ditë e shënuar për Vllazninë, klubin më të vjetër shqiptar të futbollit, teksa si sot 105 vite më parë, sportistë të njohur shkodranë të asaj kohe, do të formonin formonin Shoqërinë Sportive Vllaznia, që do të kujdesej për shumë sporte përfshirë futbollin.

Në fakt, futbolli si lojë u njoh në Shkodër që në vitin 1908, kur një prift maltez, i njohur me emrin At Gut Ruter, solli një top futbolli në qytet për t’ua mësuar këtë lojë të bukur të rinjve shkodranë.

Shkodra, ky djep i futbollit shqiptar, për më shumë se një shekull ka nxjerrë me qindra futbollistë të shquar, që kanë dhënë kontribut për Vllazninë, skuadrat e tjera shqiptare dhe pa dyshim për përfaqësuesen e Shqipërisë.

“Kuqeblutë” e Shkodrës janë një nga skuadrat më të titulluara në vend, bashkë me “Bardheblutë” e Tiranës, “Nëndetësen Blu” të Dinamos dhe “Demave të Kuq” të Partizanit,  me 9 tituj kampion, 8 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

Për të kuptuar madhështinë e këtij klubi në futbollin shqiptar mjafton të përmendim emra të tillë si Loro Boriçi, Sabah Bizi, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Rudi Vata, Vioresin Sinani, Hamdi Salihi etj. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!