“Mbi 90% e të sëmurëve rëndë në Gjermani janë emigrantë”

schedule15:39 - 3 Mars, 2021

schedule 15:39 - 3 Mars, 2021

Më shumë se 90 për qind të rasteve me forma të rënda të Covid-19 në Gjermani kanë “background emigrimi.”

Kështu është shprehur një mjek, ndërsa shton se qeveria po e bën një sy qorr ndaj këtij fakte duke u përpjekur që të shmangë debate të mundshme racore.

Thomas Voshaar, mjek drejtuesi në një spital mushkërish në Gjermani tha se një studim i realizuar së fundmi doli në përfundimin se shumica e pacientëve më të sëmurë janë ata që ai i përshkroi “persona me barriera komunikimi.”

Në një konferencë me ekspertë të shëndetit të mbajtur nga Bild, Voshaar tha se ai e ngriti këtë çështje me ministrin e shëndetësisë Jens Spahn, ndërsa drejtuesi i institutit të sëmundjeve Lothar Wieler e përshkroi çështjen si tabu.

Voshaar tha në konferencën e 14 shkurtit se paralajmërimet e qeverisë për rreziqet e virusit nuk janë duke u kaluar në komunitetet e emigrantëve. sb/abcnews.al/