Mbi 65 pacientë të shtruar, si është situata në spitalin Covid në Durrës

schedule14:40 - 22 Shkurt, 2021

schedule 14:40 - 22 Shkurt, 2021

Situata e koronavirusit në spitalin rajonal në Durrës vijon të mbetet shqetësuese.

Në fundjavë në këtë spital u raportuan 3 viktima, ndërsa sa i përket ezaurimit të ambienteve situata është alarmante.

Gazetari i ABC Leonidha Musai tha se nëse do të vështirësohet gjendja, atëherë do të duhet të hapet kati i 3 në Pediatri.

Pavioni i Infektivit i kthyer në spital Covid, aktualisht po trajton mbi 65 persona. Ndërsa pavarësisht gjendjes, në këtë spital kanë mbetur pak shtretër.

Ndërsa është përmendur edhe më herët në këtë spital shtrohen vetëm personat që e kanë të nevojshëm oksigjenin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!