Mbi 60 milionë indianë mund të jenë infektuar me koronavirus, 10 herë më shumë se shifra zyrtare

schedule19:40 - 29 Shtator, 2020

schedule 19:40 - 29 Shtator, 2020

Më shumë se 60 milion persona në Indi mund të jenë infektuar me koronavirus. Kjo shifër është 10 herë më e lartë se të dhënat zyrtare.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i udhëhequr nga agjencia drejtuese e pandemisë në vend duke cituar një studim kombëtar rreth antitrupave të prodhuar pas infektimit, shkruan abcnews.al

Sipas të dhënave zyrtare, India është vend i dytë më i prekur nga pandemia në botë, me më shumë se 6.1 milion raste, e renditur pas Shteteve të Bashkuara.

Por, shifra reale mund të jetë shumë më e lartë, sipas studimit të fundit të bazuar në testet serologjike, në kuadër të të cilit është testuar gjaku i pjesëmarrësve për antitrupa të caktuar. Qëllimi kryesor isht vlerësimi i  përqindjes së personave në popullsi që e kanë kaluar virusin.

“Përfundimet kryesore nga ky sero-sondazh janë se një në 15 individë të moshës mbi 10-vjeçare kanë qenë të ekspozuar ndaj SARS-CoV-2 deri në gusht,” tha drejtori i përgjithshëm i Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore (ICMR) Balram Bhargava në një konferencë për shtyp të ministrisë së Shëndetësisë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!