Mbi 6 milion raste me koronavirus, India bëhet vendi i dytë më i prekur në botë

schedule09:14 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 28 Shtator, 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus në Indi ka shkuar mbi  6 milion, duke u bërë  kështu vendi i dytë më i prekur në botë. Vendi regjistroi 82,170 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve në Indi është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. India regjistroi rastin e parë me Covid më 30 janar dhe u deshën gjashtë muaj që vendi të arrinte 1 milion raste të konfirmuara dhe vetëm dy muaj të tjerë për të arritur 6 milion raste.

Numri i viktimave është 95,542, me 1,039 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave, janë kryer mbi 72 milion teste vetëm të dielën. Në Indi, pacientët me simptoma të lehta dhe të moderuara konsiderohen  jo aktivë, 10 ditë pasi u janë shfaqur simptomat. /abcnews.al