52.1% e të rriturve në Belgjikë përkatësisht 4.800.457 persona kanë marrë dozën e parë të një vaksine anti-Covid dhe 24.7% (3.270.506 persona) kanë marrë dozën e dytë, sipas të dhënave nga Instituti Shkencor i Shëndetit Publik (Sciensano).
Gjatë javës së kaluar, Belgjika shënoi 1,875 raste, një rënie prej 8%. Aktualisht po trajtohen 1,063 pacientë me Covid në spital, nga të cilët 364 janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv.
Belgjika ka regjistruar 24,995 viktima që nga fillimi i pandemisë. /abcnews.al