Mbi 5.6 milion persona në të gjithë globin janë infektuar me koronavirusin.
Që nga nisja e pandemisë e deri më tani, sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, numri i personave që janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën rezulton të jetë 5,617,094.
Nga ky numër i përgjithshëm, 348,528 e kanë humbur luftën me Covid-19 ndërsa, 2,391,713 të tjerë rezultojnë të jenë shëruar.
Deri më tani, tre shtetet më të prekura nga pandemia rezultojnë që të jenë SHBA, Brazili dhe Rusia.
Në SHBA numërohen mbi 1.7 milion të infektuar dhe 99,846 viktima si pasojë e koronavirusit. Situata kritike paraqitet edhe në Amerikën Latine, ku Brazili numëron 376,669 të infektuar dhe 23,522 viktima. Ndërsa, Rusia, ku situata e epidemisë është akoma e “nxehtë”, numëron 362,342 të infektuar dhe 3,807 viktima si pasojë e virusit korona.
Deri më tani, bilancin më të lartë të vdekjeve e kanë SHBA-të, ndërsa virusi duket se është duke u larguar nga Evropa.
Kujtojmë këtu se OBSH deklaroi të hënën se bota jo domosdoshmërisht mund të përballet me një valë të dytë, në vend të kësaj mund të kemi një pik të dytë. /abcnews.al/