Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 4036 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i rasteve është 1,074,869, nga të cilët 50,4% janë meshkuj. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 206 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2409 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në 24 orët e fundit 79 pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 20,429 viktima.
Sakaq, numri i pacientëve që po marrin trajtim në reanimacion, sipas të dhënave është 624. g.v/abcnews.al


