Mbi 300 të infektuar me Covid në Maqedoni

schedule15:33 - 4 Mars, 2022

schedule 15:33 - 4 Mars, 2022

Maqedonia e Veriut vijon që të shënojë një numër të madh të rasteve të reja me Covid. në raportin e fundit të ministrisë bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 389 raste të reja nga 2 624 testime.

Prej rasteve të reja në Shkup – 204, Manastir – 26, Veles – 22, Kumanovë dhe Prilep – 21, Kavadar – 20, Tetovë – 12, Kërçovë – 9, Resnjë – 7, Ohër dhe Shtip – 6 nga një, Gjevgjeli dhe Negotinë – 5 nga një, Vinicë – 4, Gostivari, Strumica, Koçani dhe Radovishi – nga 3, Sveti Nikole, Kriva Palanka dhe Kratovë – nga 2, Struga, Probishtip dhe Demir Hisar – nga 1.

Në 24 orët e fundit ka regjistruar 7 viktima dhe janë shëruar 749 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 299.049,qytetarë mes të cilëve 287.127 janë shëruar, ndërsa 9.065 kanë ndërruar jetë./abcnews.al