Mbi 300 bare janë mbyllur në gjysmë e pare të 2024 në Britani

schedule12:24 - 23 Shtator, 2024

schedule 12:24 - 23 Shtator, 2024

Baret në Britani po mbyllen njëra pas tjetrës, në një kohë kur ekonomia e vendit po përballet me probleme. Një total, 305 bare mbyllën dyert e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, ose rreth 50 çdo muaj, sipas shifrave të qeverisë.

Disa prej tyre u shkatërruan, të tjerët u shndërruan në banesa, zyra apo edhe çerdhe, veçanërisht në veriperëndim të Anglisë.

Numri i bareve ka qenë vazhdimisht në rënie në Britani për vite me rradhë dhe sipas Altus nga prilli i vitit të kaluar deri në mars 2024 gjithsej 472 prej tyre u mbyllën, duke e çuar numrin në 39,096 në fund të qershorit në Angli dhe Uells.

Ka shumë arsye pse baret po mbyllen njëri pas tjetrit në Britani. Inflacioni i lartë rriti kostot për energjinë dhe personelin, por konsumatorët shpenzuan dukshëm më pak para.

Industria ka kërkuar prej kohësh uljen e taksave të biznesit dhe alkoolit, por rreziku i taksimit më të lartë do të jetë më i madh pranverën e ardhshme nëse qeveria laburiste e Sir Keir Starmer nuk zgjat skemat e mbështetjes së biznesit që janë drejt skadencës.

Pronarët e bareve kanë frikë gjithashtu nga një rritje e mundshme e mëtejshme e taksës për birrën, e cila tashmë është shumë e lartë në krahasim me atë që zbatohet ndërkombëtarisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!