Më shumë se 3.5 milionë fëmijë janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara për shkak të Omicron. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 11.4 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara janë diagnostikuar me Covid-19.
Gjatë një jave, më shumë se 808,000 fëmijë kanë rezultuar pozitivë, duke theksuar se numri i tyre është trefishuar gjatë periudhës kur Delta ishte dominante. Që nga fillimi i shtatorit,6.4 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me Covid.
SHBA ka regjistruar 76,222,215 raste dhe 910,104 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al