Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 2,700 shtetas shqiptarë në Emiratet, Izrael dhe Katar/ 13 kërkesa për evakuim nga Izraeli

schedule20:15 - 2 Mars, 2026

schedule 20:15 - 2 Mars, 2026

Autoritetet kanë përditësuar të dhënat mbi praninë e shtetasve shqiptarë në disa vende të Lindjes së Mesme, duke evidentuar numrin e rezidentëve dhe turistëve të vetëdeklaruar.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe rezultojnë 1,500 shtetas shqiptarë rezidentë, ndërsa 300–500 turistë janë vetëdeklaruar si të pranishëm në territorin e këtij shteti. Numri i turistëve mbetet i përafërt, për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme dhe deklarimeve individuale.

Në Izrael janë të regjistruar 1,000 shtetas shqiptarë rezidentë. Sipas të dhënave zyrtare, janë paraqitur 13 kërkesa për evakuim, çka tregon një situatë që po ndiqet me vëmendje nga autoritetet përkatëse.



Në Katar rezultojnë 240 shtetas shqiptarë rezidentë, si dhe 6 turistë apo vizitorë të raportuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!