Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte është shprehur për BBC se po konsiderojnë që të lehtësojnë masat shtrënguese në vend nga fundi i prillit.
Conte ka deklaruar:
“Nëse shkencëtarët e konfirmonjnë, ne mund të fillojmë të lehtësojmë disa masa nga fundi i këtij muaji.”
Kreu i ekzekutivit në Itali ka mbrojtur mënyrën sesi qevria e drejtuar nga ai e ka menaxhuar deri më tani krizën. Ai është shprehur se nëse do të kthehej sërish në kohë do të kishte bërë të njejtën gjë, shkruan abcnews.al
Giuseppe Conte shtoi:
“Kufizimi i rëndë i lirive kushtetuese për ne ishte një vendim kritik që na u desh ta shqyrtonim me shumë kujdes. Nëse do të kisha sugjeruar shtetrrethim ose kufizime të të drejtave kushtetuese që në fillim, kur filluan të shfaqeshin rastet e para, njerëzit do të më kishin marrë për të çmendur.”
Në lidhje me debatin midis vendeve të BE-së mbi reagimin ekonomik ndaj shpërthimit, Conte tha: “Nëse nuk shfrytëzojmë mundësinë për të futur jetë të re në projektin Evropian, rreziku i dështimit është i real.”
Duke folur për shifrat tragjike në Itali, kreu i qeverisë italiane shtoi:
“Pas shifrave qëndrojnë emra dhe mbiemra, histori jete dhe familje të ndara. Kombi italian po vuan.” /abcnews.al/