Ka shkuar mbi 16 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Sipas zyrtarë të qeverisë siriane dhe një grup shpëtimi në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët, numri i viktimave nga tërmeti në Siri ka shkuar në 3,162.
Agjencia turke e fatkeqësive tha më herët të enjten se numri i personave të konfirmuar të vdekur kishte shkuar në 12,873 gjatë natës.
Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmetet në të dy vendet ka shkuar në 16,035.
/abcnews.al