Mbi 12 mijë vaksina në Rinas, BE: Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt

schedule22:32 - 17 Maj, 2021

schedule 22:32 - 17 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./ Abcnews.al