Sipas shifrave të publikuara nga Washington Post, në vitin 2021 policia amerikane ka vrarë të paktën 1.055 persona. Kjo është një shifër rekord që kur e përditshmja amerikane ka filluar të regjistrojë numrin e vrasjeve nga ana e agjentëve të policisë, që nga viti 2015.
Në vitin 2020 viktimat ishin 1.021, ndërsa një vit më parë 999. Por situata nuk ka ndryshuar shumë pas vrasjes së George Floyd në vitin 2020. Më shumë se 400 projekte legjislative janë fuqizuar në nivel shtetesh për t’u përballur me problemin e përdorimit të tepruar të forcës nga ana e agjentëve të policisë.
Floyd humbi jetën pai u mbajt pa lëvizur nga një polic i cili i vendosi gjurin në fyt për nëntë minuta. Pjesa më e madhe e personave të vrarë nga policia ishte e armatosur, dhe 94% e viktimave janë burra.
Rreth 14% e tyre vuante nga probleme mendore. Shtetet amerikane ku janë shënuar më shumë viktima janë New Mexico, Alaska dhe Oklahoma.
/abcnews.al