“Mbi 10 orë luftë”, moderatorja e njohur viktimë e sulmeve kibernetike

schedule20:55 - 13 Shkurt, 2020

schedule 20:55 - 13 Shkurt, 2020

Moderatorja e njohur Klea Huta është bërë pjesë e sulmeve kibernetike.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” moderatorja ka treguar se i kanë hakuar llogarinë e saj.

Me sa duket moderatorja ka arritur që ta marrë llogarinë, ndërsa thotë se u deshën mbi 10 orë “luftë” që të mund të kishte sërish akses.

Ajo e ka konsideruar incidentin të  “shëmtuar dhe mjaft të ulët”.

Statusi:

Miq dhe ndjekes

Incidenti i sotem ishte i shemtuar dhe mjaft i ulet. Une personalisht ndihem shume keq nga kjo qe ndodhi dhe u deshen 10 ore lufte qe te mund te kisha serish akses ne profilin tim.

Deri tani besojme qe jemi ne rregull.

Shpresoj te kem mirekuptimin tuaj dhe te vazhdojme me planet tona.