Ditet e veres kane sjelle vizitore te shumte ne Gjirokastren e gurte.
Muzete, tërheqin veçanërisht vëmendjen e te huajve te cilet deshirojne te njihen me vlerat historike, etnografike dhe kulturore që mbart qyteti i mbrojtur nga UNESCO.
Shtepia muze e shkrimtarit Ismail Kadare eshte ndalesa më e preferuar.
Bruno Pjetri i cili prej vitesh njeh te huajt me keto mjedise thote se shtëpia zgjon interesin e vizitoreve pasi eshte nje nder me te vjetrat ne qytet.
Rezulton se deri ne korrik muzete e Gjirokastres jane vizituar nga rreth 10 mije persona.
Tuneli i Luftes se Ftohte dhe muzeu etnografik jane po ashtu te preferuar.
Në Gjirokastër, mund te vizitohen 6 muze, 4 publike dhe dy private ndërsa jashtë funksionit janë shtëpitë muze të familjes së Çerçiz Topullit, Musine Kokalarit e Eqrem Çabejt