Mbi 1 milionë qytetarë manifestuan në Athinë kundër përdorimit të termit Maqedoni nga ana e fqinjit të Greqisë. Në protestë u dëgjuan thirrje nacionaliste si: “Maqedonia është Greke”.
Në Athinë u zhvillua protesta kundër rezultateve të negociatave për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Qindra mijëra qytetarë, për organizatorët 1.5 milionë, manifestuan në sheshin Sintagma, me flamuj grekë dhe thirrje si: “Maqedonia është Greke” dhe “Larg duart nga Maqedonia”. Qytetarë të shumtë ishin organizuar me autobusë të shumta nga i gjithë vendi. Protesta u mbështet edhe nga klerikët e Kishës Ortodokse Greke, përfaqësues të opozitës dhe partia e koalicionit qeveritar, “Grekët e pavarur” si dhe organizata jo qeveritare.
Fjalën kryesore e kishte kompozitori me famë botërore Mikis Teodorakis, i cili kërkoi që Greqia të mos heshtë para faktorit ndërkombëtar dhe të refuzojë konsensusin, përderisa Shkupi provokon me irredentizëm. Ai nënvizoi se së bashku më shumicën e grekëve kundërshton një zgjidhje me përdorimin e emrit Maqedoni.
Mikis Teodorakis, kompozitor: “Me të vërtetë kaq budalla na konsideron Kryeministri i Shkupit derisa mendon se jemi të gatshëm t’i heqim pantallonat. Ata që na udhëheqin mendojnë se neve kemi harruar historinë. Sigurisht që ne jemi një popull që gjithnjë ka dëshiruar paqe me fqinjët. Greqi duhet të përdoret për t’i mbrojtur maqedonasit e vërtetë dhe jo vetëm në dokument ashtu siç po pretendohet”.
Pavarësisht se manifestimi duhej të zhvillohej e qetë, pasi edhe momente tensioni në kryeqytetin grek. Paralelisht në Athinë, pak metra larg sheshit Sintagma u mbajt edhe protesta e anarkistëve siç e quajtën “protestë anti-fashise dhe kundër fjalorit të urrejtjes”. Organizatorët e kësaj proteste kërkuan që Greqia të mos merret me nacionalizëm por t’i përkushtohet klasës punëtore dhe problemeve të tyre ditore. Policia përdori gazin lot-sjellës për të shpërndarë protestuesit dhe anarkistët. Përleshja midis tyre ndodhi gjatë përfundimit të dy protestave. Këto zhvillime në Greqi vijnë pas intensifikimit të bisedimeve për çështjen e emrit dhe vizitave të ndërmjetësuesit të OKB-së Mattheë Nimetz në Maqedoni dhe Greqi./abcnews.al