Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani ka arritur në 79,465. Prej tyre, 1,484 raste të reja janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa, numri i personave të infektuar në vend është rritur në 959, prej tyre, 28 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve të fundit. Sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometer, nga numri i përgjithshëm i të prekurve, 59,331 rezultojnë të jenë aktive, njofton abcnews.al
Gjermania është vendi i pestë në botë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Vendin e parë, deri më tani, e mbajnë SHBA-të me 215,357 raste të konfirmuara ndërsa në vend të dytë, Italia me 110,574 të infektuar.
Laboratoret gjermane po kryejnë më shumë se 50,000 teste për koronavirusin në ditë.
Instituti Robert Koch, i cili po koordinon përgjigjen e shëndetit publik të Gjermanisë ndaj pandemisë, njoftoi se numri i përgjithshëm i testeve të bëra që nga fillimi i krizës kishte arritur në të paktën 918.460. /abcnews.al/