Shpëtohen 5 turistët/ Britanikët kishin mbetur të bllokuar në “Shpellën e Pëllumbasit”

schedule10:46 - 28 Prill, 2024

schedule 10:46 - 28 Prill, 2024

Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar janë shpëtuar, pasi mbrëmjen e sw shtunës mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit” në periferi të Tiranës.

Turistet, të cilët po eksploronin zonën, një nga atraksionet më të frekuentuara të Tiranës mbetën të izoluar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pamundësisë për t’u orientuar në errësirë.

Pas marrjes së njoftimit, efektivë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim edhe me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, shpëtuan pesë turistet britanikë.

Operacioni i shpëtimit nisi mbrëmjen e së shtunës dhe përfundoi në orët e para të së dielës. Ekipeve iu deshën gati 5 orë të nxirrnin turistët nga shpella ku ishin bllokuar. Mesohet se gjendja shëndetësore e pesë britanikëve është e mirë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!