Mbeten në fuqi masat për Kakavijën, Qafë Bota do të vijojë të qëndrojë e mbyllur

schedule11:11 - 9 Mars, 2021

schedule 11:11 - 9 Mars, 2021

Qëndrojnë ne fuqi masat për Kakavijën ndërkohë që Pika Kufitare e Qafë Botës në Sarandë do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars.

Ky është vendimi i qeverisë greke për këto dy pika kufitare me Shqipërinë. Sipas një njoftimi të shpërndarë për personelin policor grek të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, thuhet se çdo dite do të lejohen të hyjnë në tokën greke vetëm 400 persona të pajisur me letra të rregullta greke.

Ndërkohe Pika Kufitare e Qafë Botës do të vijoje të qëndrojë e mbyllur.

 

Nga ana tjetër, policia greke e ka pranuar se mbyllja e Qafë Botës ka sjelle probleme serioze pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton në Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë. /abcnews.al/